
Një numër i ri i revistës Albanica vjen tek lexuesit me një përmbajtje të pasur studimesh historike, gjuhësore e letrare, dokumentesh të kujtesës kombëtare, refleksionesh kritike dhe krijimesh artistike, duke dëshmuar edhe një herë pasurinë e kulturës shqiptare dhe dialogun e saj të qëndrueshëm me hapësirën europiane.
Në këtë numër, Luan Topçiu në kryeartikullin e tij jep një përqasje mbi historinë e njerëzve të mëdhenj dhe të atyre pa emër. Kristaq Prifti, Antonio Baldacci, Amedeo Giannini, Liviu Lungu dhe Luan Rama sjellin kontribute të çmuara për historinë shqiptare, lëvizjen kombëtare, marrëdhëniet shqiptaro-italiane dhe figurat e spikatura të botës shqiptare.
Në fushën e gjuhësisë dhe të identitetit gjuhësor, Aristotel Spiro sjell një studim të thellë lidhur me parimet e drejtshkrimit të shqipes, studim i vlefshëm dhe për parimet e drejtshkrimit të rumanishtes. Zamira Shkreli dhe Erzen Koperaj trajtojnë çështje themelore të shqipes dhe trashëgimisë intelektuale të Arshi Pipës. Drejtori i revistës, Radu-Cosmin Săvulescu si dhe Aleksandër Ikonomidhi Sulioti ndriçojnë aspekte të historisë fetare dhe shoqërore shqiptare, ndërsa Nicola Scaldaferri na çon përtej oqeanit, në kujtesën dhe identitetin e diasporës.
Faqet letrare sjellin poezinë e Ali Podrimjes në rumanisht, krijimtari nga dramaturgu dhe regjizori, Armand Bora, studim i letërsiasë së krahasuar kushtuar prozës së Mitrush Kutelit nga Luan Topçiu dhe një studim mbi ekzilin në prozën e Kutelit nga Neli Naço, si dhe kontribute nga Gabriela Vlad dhe Marius Chelaru, në një dialog të frytshëm ndërmjet letërsisë, kujtesës dhe ndjeshmërisë bashkëkohore.
ALBANICA nr. 31 është një ftesë për të njohur më thellë historinë, për të reflektuar mbi gjuhën dhe identitetin, dhe për të zbuluar ura të reja komunikimi ndërmjet kulturave. Numri është i ilustruar nga artistë të shquar rumunë dhe shqiptarë.
Revista Albanika financohet nga Qeveria e Rumanisë.
PËRMBAJTJA:
Editorial :
LUAN TOPÇIU: Ndërmjet historisë së njerëzve të mëdhenj dhe historisë së atyre pa emër
albedo 1
KRISTAQ PRIFTI: Lëvizja kombëtare shqiptare në vitet 1830–1870.
ANTONIO BALDACCI: Italia dhe çështja shqiptare
AMEDEO GIANNINI: Formimi i Shqipërisë (fragment)
LIVIU LUNGU: Skicë kujtese: një faqe e diçka më shumë nga historia shqiptare (XXII)
LUAN RAMA: Androniku nga Korfuzi dhe stradiotët shqiptarë të Anglisë
Aleph
ARISTOTEL SPIRO: Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe
ZAMIRA SHKRELI, ERZEN KOPERAJ: Arshi Pipa dhe debati mbi identitetin gjuhësor
Ab initio
RADU‐COSMIN SĂVULESCU: Pjetër Bogdani, peshkop dhe dijetar i botës shqiptare
ALEKSANDËR IKONOMIDHI SULIOTI: Pasojat e Reformës Agrare mbi bashkësitë fetare në Shqipëri
Intermezzo
NICOLA SCALDAFERRI: Zëra përtej oqeanit: kujtime të shënuara dhe identiteti i diasporës në arkivin e Giuseppe Chiaffitella-s
e zezë mbi të bardhë
MEDALION
ALI PODRIMJA: Poezi rumanisht/shqip
ARMAND BORA: Rruga e qumështit
fahrenheit 98
LUAN TOPÇIU: „Vetmia” e prozës së Kutelit dhe nevoja e një qasjeje në letërsinë e krahasuar
NELI NAÇO: Tregimet e Mitrush Kutelit dhe letërsia e mërgimit
GABRIELA VLAD: Një fabul me dhe për njerëzit
MARIUS CHELARU: E lindur me këmbët përpara
Shënime mbi artikujt dhe përkthimin
Përmbledhje në gjuhën shqipe
ObserverKult






