Kur keni një nënë të fortë, mësoni menjëherë vlerën tuaj. Mësoni se nuk keni nevojë për një person tjetër në jetë që të jeni i lumtur dhe i suksesshëm.
Ju kuptoni se keni gjithçka që ju nevojitet për të realizuar ëndrrat tuaja dhe që ju mund të shkëlqeni.
Kuptoni se një dashuri apo një miqësi nuk mund t’ju bëjë më të lumtur nëse nuk ndjeheni mirë me veten tuaj në radhë të parë.
Një nënë të fortë, ju mëson të komunikoni të vërtetat e tua me botën.
Pa frikë dhe turp.
Si të jesh i pavarur që nga mosha e hershme, sepse bota nuk na merr për dore.
As na tregon se si të ecim.
E do dhe e vlerëson veten mbi gjithçka
Edhe si të luftoni dhe të fitoni vetëm, të kujdeseni për veten dhe nevojat tuaja.
Ngase askush nuk është këtu për të jetuar jetën tuaj për ju.
Kur ke një nënë të fortë, mëson se nuk është e dobishme të respektojmë të tjerët dhe të përbuzim veten.
Mëson të duash dhe të vlerësosh veten mbi gjithçka.
Se çfarë është dashuria e vërtetë.
T’i trajtosh njerëzit në jetën tuaj me kujdes dhe përkushtim.
Mëson të dallosh marrëdhëniet e vërteta dhe toksike.
Kur ke një nënë të fortë, mëson të jesh një person i fortë dhe madje edhe kur fakti i të qënit të fortë, prishet, kërkon ndihmë.
Kupton që edhe më të fortët kanë dobësi dhe momente dyshimi dhe se forca dhe dobësia shkojnë dorë për dore.
Kur ke një nënë të fortë, ke modelin më të mirë që duhet të ndjekësh.
Një shembull që do t’ju bëjë më të fortë dhe më të lumtur çdo ditë!/
Përgatiti: Brikelda Daci
ObserverKult
———————-
Lexo edhe:
NIÇE: AJO QË NUK MË VRET MË BËN MË TË FORTË!
KHALIL GIBRAN: ËSHTË NJË DASHURI E FORTË QË PËRJASHTON ÇDO NDARJE…