hej, vajzë e brishtë!
të zunë njëherësh të gjithë…
të puthën
të përqafuan
të dashuruan
të urryen
të kafshuan
të rrahën
të përdhunuan…
pleqtë më të egër se të rinjtë,
të shqyen si manjakë…
të rinjtë më të etur se pleqtë,
keqazi të shkërdhyen…
të dëshiruan të gjithë
të mbarsën të gjithë
pastaj të harruan…
të mbarsën
e ti linde një foshnjë
s’ishte e bukur,
e si mund të ishte?
tashmë ti je lehonë
baballarët e foshnjes masturbojnë
në pritje të ringjalljes tënde
dhe përpiqen që foshnjes së paligjshme
t’i vënë një emër…
(1998)