Agim Vinca: Sërish (video-poezi)

Ndoshta gabimisht u deshëm
ndoshta gabimisht u ndamë.
Duke lexuar mbrëmë Ndoc Gjetjen
unë të ndjeva sërish pranë.

Sërish pranë, ndonëse larg
hapi yt m’u shfaq në derë.
Kurrë nuk shuhet ai zjarr
kurrë nuk kthehet ajo verë.

Dhe s’di ç’të bëj dot tani.
S’di, pasha jetë-vdekjen.
A të shkruaj një varg për ty
a të ndez qiri për veten?!

1998