Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Pyes lotin”, kompozuar nga Valentin Veizi, me tekst nga Enrieta Sina, kënduar nga Elsa Lila.
Kjo këngë u shpërblye me vendin e parë në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH, në vitin 1996.
Teksti: Pyes Lotin
Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë,
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.
Të gjithë pasurinë e ndaja, të mos shihja varfëri,
të digjej trupin do ta falja, e le të bëhej hi.
Se ëndrrat edhe shpresat,
pa dashurinë janë thjesht një iluzion,
ndaj duaj o njeri, t’i fal pak dashuri,
pa të çfarë është kjo botë, a e kupton?
Loti që pikon, një zemër lëndon,
i vogël na duket, i madh sa një glob.
O botë e di se ç’të mundon,
se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot,
s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë.
Dashuria, ëndrra, shpresa
kë të zgjidhja nga të tria
dhe një natë lotin pyeta
mu përgjigj… Dashuria.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
_____________
Kliko edhe:
Elsa Lila: Pse një buzëqeshje nuk ma falni dot?(teksti dhe kënga)
Lexo edhe:
DIVA ELSA LILA DHE SHQIPTARËT MORALISTË QË E GJUAJNË ME GURË
Elsa Lila është diva. Fiton festivalin fëmijë. Si moshatar e kam adhuruar asokohe dhe kisha dëshirë të mund të flisja me të, i bindur se rezononim e ndanim të njëjtën dashuri për artin.
Nga Leor Kume
Pastaj e fiton prapë. Festivalin e radio televizionit. Pastaj shkon në Sanremo, kualifikohet, dhe Valeria dhe Elsa pushtuan Italinë, dhe bënë tërë shqiptarët të ishin krenarë. Për të kushedisatën herë. Jam krenar që jam shqiptar dhe Elsa Lila shkëlqen në Sanremo. (shkëlqim prej vërteti, jo qesharak, plastik, logorreik si kemi parë të ndodhë gjithashtu këto kohë)
Pastaj shkëlqen si prezantuese e festivalit. Këngët që kënduan Elsa dhe Pirro u dashuruan, u dedikuan, u stërdëgjuan, u kënduan, dhe zunë vend në regjistrin mendor dhe emocional shqiptar.
Pastaj pamë Elsën si trainere, pasionin, çiltërsinë, grintën, çmendurinë e një artisteje.
Dhe gjithmonë të tërë ishim krenarë për Elsa Lilën. Elsa e adhurueshme dhe artiste si gjithmonë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult