Një lajm i hidhur ka goditur kinematografinë shqiptare ditën e djeshme. Aktorja e njohur Eva Pëllumbi ka vdekur në moshën 66-vjeçare.
Eva Pëllumbi lindi me 28.03.1953 në Tiranë. Aktiviteti i saj në skene ka filluar në moshe të vogël në pallatin e pionierve. Me tej vazhdoi per kanto ne Liceun artistik dhe ne Akademinë e Arteve.
Në moshën 17 vjeçare ishte pjesë e skenës së Estradës, ku në krah të znj. Anita Take debutoi më shumë sukses si imitatorja e parë e skenës shqiptare. Me tej ne Teatrin e kukullave u dha fryme roleve te shumte, nder te cilët është për t’u përmendur roli i pavdekshëm i Pinokut, i cili ka mbetur ne mendje të të gjithë fëmijve të viteve 80-90, mbase edhe e prindërve të tyre.
Njëkohësisht ka pasur edhe role ne filmin artistik „Vajzat me kordele te kuqe“ ku ka shfaqur edhe njehere talentin e madh si imitatore, ne filmin “Ëndërr për një karrike” dhe role episodike ne filmin “Kapedani“ dhe “Eja“. Paralelisht punoi per vite me rradhe ne kinostudio dhe u dha zerin e saj qindrave karaktereve te filmit vizatimor, nder to zerin e Çufos, Papagallit ne “dy Gosti“, mama dhisë dhe kecave e shumë e shumë të tjerë, madje disa karaktereve të një filmi…
Është larguar nga Shqipëria në vitin 90, pasi ishte e pamundur për të si grua e nënë e vetme të merrte nga ai pushtet çmimet e merituara. Jeton në veri të Gjermanisë bashkë me partnerin e saj si dhe vajzën & familjen e saj, ku mbas vështirësive të fillimit punoi mbi 24 vite si mësuese ndihmese e skenës së show dhe teatër duke u shoqëruar me dashurinë e madhe të fëmijëve dhe duke i ndenjur pranë pasionit të saj, skenës!