Diferenca je ti (teksti dhe kënga)
Ajri ka filluar prapë të mungojë në dhomën time,
Një ndjesi e re shtrëngon në kraharor,
Por unë s’kam ndërmend të vuaj,
Të premtoj e shtrenjta ime,
Dhe pse e pranoj çdo ditë për ty mendoj.
Si guxove pa më njojtur,
Të më puthje atë natë,
Unë kam patur frikë gjithmonë dhe nga shakatë.
Ky veprim aq diabolik,
Si sheqer u fut në gjak,
Dhe qelizat m’i helmoj pak nga pak.
Dashuritë e mëdha
duke qeshur fillojnë si dhe vet komeditë,
Pastaj qajnë papushim,
derisa vdesin në fund,
si të gjithë tragjeditë.
A do mundem të dal të shpëtoj,
unë i gjallë nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire ti je vjeshta e artë,
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi,
Kur e di diferenca për mua je ti.
Unë për ty jam thjesht momenti,
Nuk jam Zoti jam njeri,
Përjetësinë, nuk e pranoj dot pa kufi.
Por nuk vuaj nga manitë,
Më mjafton një buzëqeshje,
Dhe pse të përgjoj çdo ditë,
çdo natë në heshtje.
Nuk më vjen asnjë mesazh,
Kam filluar të verbohem,
Që kur s´ta dëgjoj me zërin po trishtohem,
Nuk të lutë askush të rrish,
Nuk të ngutë njeri të shkosh,
Veç jepi vetes më shumë kohë të më kuptosh.
Dashuritë e mëdha,
duke qeshur fillojnë si dhe vet komeditë,
Pastaj qajnë papushim,
derisa vdesin në fund,
si të gjithë tragjeditë.
A do mundem të dal të shpëtoj,
unë i gjallë nga kjo dreq histori,
Kur e di fare mirë ti je vjeshta e artë,
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi,
Kur e di diferenca për mua je ti.
Dashuritë pak a shumë janë të gjitha njësoj-
diferenca je ti.
Parandjenja më thotë mos të pres sa të vdes-
ta provoj këtë ndjesi.
Vetëm se kam shume frikë të shpëtoj unë i gjallë,
nga kjo dreq histori,
Kur e di ti je gjaku që rrjedh brenda në trupin tim.
Dashuritë e mëdha,
duke qeshur fillojnë si dhe vet komeditë.
Pastaj qajnë papushim,
derisa vdesin në fund,
si të gjithë tragjeditë.
A do mundem të dal të shpëtoj,
unë i gjallë nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mirë ti je vjeshta e artë,
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi,
Kur e di diferenca për mua je ti!
Kur e di fare mirë diferenca je ti!
Je vetëm ti!
———————–
LEXO EDHE:
ELSA LILA: KAM MARRË ME VETE MALL, TË LASHË VETMINË… (KËNGA DHE TEKSTI)
ObserverKult