dashuri e mbarësi rënshin mbi ty
në fjolla të lehta
si dëborë e bardhë e krishtlindjes
njeriu im i mirë
e nëse ti tkurresh diku mallëngjyer
në një shpellë të errët
– thyer nga fushqetat thirrjet fishekzjarret –
uroj që aty të mos jesh vetëm
uroj që të të presë dikush që të do
njeriu im i mirë
çdo vend t’u bëftë strehë e ngrohtë
e çdo terr dritë e lumturi
ObserverKult