Dikund ndër fletë
ti do më gjesh,
ngatërruar mes shkronjash
a ndonjë gotë,
dora do të dridhet lehtë – lehtë,
pasi t’kesh pirë një cigare, një gotë.
Do duash që unë
të t’ulem pranë,
se befasisht ti do ndjesh mall,
era si gjeth tek ti do më sjellë,
e pikë e lotit
do rrëshqasë ngadalë.
Dikund ndër kujtime
do jesh me mua,
dorë për dore do vrapojmë të dy.
Dallgë e jetës do na tretë gjurmët,
prapë vetëm do jemi
unë dhe ti.