Zemra ime, poezi nga Frederik Rreshpja
Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi
Isha mësuar me kokën në duart e tua.
E ke ditur që kam diçka nga deti
Breg me breg dhe gjumi s’më zë.
Dua të shtrihem dhe të vdes,
Por vjen ti dhe nga balta më ngre.
Kur male të tërë s’na ndanë,
Si do ndajnë dy grushta dhe?
Ah, isha mësuar me kokën në duart e tua,
Tani dhe brigjet më gjumi nuk i zë.
ObserverKult