Ditëve… TI çka ban?!
Deshta me t’pyt:
Si je?
Përgjigjja m’erdhi e errët, hon
M’gërvishti me çdo shkronjë…
E pse kaq i ftohtë …
Çfarë ke, tregomë!
E TI më shkruan…
Çfarë s’më thua…
Shkronjat e fjalëve mbledhur në grusht…
Sytë m’i plasën si kripa në prush…
Zemra lot e vrer m’u mbush!!
Ani…kurrgja…
Dashnia m’msoi Durim me ba…
Ajo s’di me ikë,
Kur ne kemi frikë,
Ajo i ndez flakët,
Kur ne ia kthejmë krahët
Ajo e amla, e vujtuna dashni,
Jam Un në shi,
Në mjegull je TI!