reklamë

Agim Vinca: Djaloshi me flamur

Agim Vinca


Qyteti ishte dëng me njerëz
Kur i prenë rrugën djajtë e errësirës.
Përse a thua, ç’faj kishte bërë?
Një flamur të vogël mbante në dorë.

Si qen të çartur morën turr
Donin ta shqyenin me gjithë flamur.
Kur pa se s’kishte tjetër rrugë
Sakaq djaloshi u gjend mbi urë.

Që të mos binte në duart e tyre
E hodhi në lumë flamurthin, tutje.
Pastaj u tha: “Ja ku më kini!
Merrmëni mua, bëni ç’të doni!”.

Atë ditë e sot në atë breg
Një zog feniks ngjitet përpjetë.

1975

ObserverKult


Lexo edhe:

Agim Vinca: Kambanë në qafë