Leonard Cohen: Mirupafshim Marianë (teksti dhe kënga)

Mirupafshim Marianë

E dashura ime e vogël, hajde këtu ndanë dritares,
dua të provoj fatin mbi pëllëmbë të ta lexoj,
atë botë pandehja se isha ndonjë djalë rom,
përpara se lejova në shtëpi të më merrje ti.

Tash, mirupafshim Marianë,
është koha kur ne ia fillojmë të qeshim dhe të qajmë
dhe të qajmë dhe të qeshim nga fillimi prapë.

Po, ti e di se unë dua të jetoj me ty,
por ti më bën kaq harraq,
unë harroj të lutem për engjëjt,
e pastaj engjëjt harrojnë të luten për ne.

Tash, mirupafshim Marianë,
është koha kur ne ia fillojmë të qeshim dhe të qajmë
dhe të qajmë dhe të qeshim nga fillimi prapë.

Ne u takuam kur ishim thuajse të rinj,
thellë brenda kopshtit të gjelbëruar me jargavanë
Ti re mbi mua sikur unë të isha kryqëzim
përderisa nëpër errësirë ecnim gjunjazi.

Oh, mirupafshim Marianë,
është koha kur ne ia fillojmë të qeshim dhe të qajmë
dhe të qajmë dhe të qeshim nga fillimi prapë.

Tërë letrat që m’i shkruan, thonë se t’i pranë meje je
Po përse atëherë unë ndjehem kaq vetëm?
Po rri ndanë parvazit dhe rrjeta jote e merimangës
po ma kthen nyjen e këmbës në një gur.

Tash, mirupafshim Marianë,
është koha kur ne ia fillojmë të qeshim dhe të qajmë
dhe të qajmë dhe të qeshim nga fillimi prapë.

Dashuria jote e fshehtë tash më duhet,
jam i ftohtë si një brisk rroje.
Ti u largove kur ta thashë se isha kureshtar
por unë kurrë s’të thashë se isha guximtar.

Oh, po ti vërtet je kaq e bukur
E kam parë se ke ikur dhe emrin ke ndërruar prapë
Dhe kur unë ngjita gjithë këtë faqe mali
në shi qepallat t’i laj!

Oh, mirupafshim Marianë,
është koha kur ne ia fillojmë të qeshim dhe të qajmë
dhe të qajmë dhe të qeshim nga fillimi prapë.

Në shqip: Nurie Emrullahu

ObserverKult


Lexo edhe:

LEONARD COHEN: EDHE DASHURITË E MËDHA IKIN…