Ecja
Nëpër vargjet e trupit tand
Rrugë e gjatë me pikë e me presje
Pikëpyetjet si pranga lidhnin kambët n’udh’tim
Trupi zhagas shkonte drejt kllapave në mbetje
Vallëzoja nëpër damarët e trupit tand
Partiturën e katër stinëve
Këndoja balada serenada
Dhe kangë epike
Ti më shiqoje me çuditje
Dhe shtroje një pikëpyetje
Si mundet kalorësi ta pushtojë kështjellën
Pa e gjetun
Çelësin e parë të violinës…