Në shënim të 20-vjetorit të Filharmonisë së Kosovës më 2 shkurt do të mbahet koncerti i parë i ciklit të koncerteve që organizohen për këtë vit jubilar.
Koncerti i parë do të drejtohet nga maestro Maxim Vengerov, i cili ndryshe njihet si violinisti më i shquar i shek. XXI. Në vitin 1997 Vengerov u bë muzikanti i parë klasik që u emërua Ambasador i Vullnetit të Mirë nga UNICEF-i.
Vengerov në Prishtinën e pas luftës në vitin 1999, dha një master-klasë në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinë dhe vizitoi kampe edhe një shkollë të integruar me fëmijë shqiptarë dhe serbë. 20 vjet pas ai kthehet në Kosovë për të drejtuar Orkestrën Filharmonike të vendit.
Me këtë koncert Filharmonia e Kosovës shënon edhe 250-vjetorin e lindjes së kompozitorit L. V. Beethoven.