Por si qiri po më tretet jeta,
Lotët e mia s’kanë mbarim,
Unë shumë kërkova, por nuk gjeta,
Pak dashuri, pak dashuri.
Eja në prehër të të marr,
Dhe të ta heq atë mërzi,
Na pret të gjithëve një gur mbi varr,
Pak dashuri, pak dashuri.
Më kot kërkova dashurinë,
Më kot kërkova pak qetësi,
Qetësi dhe dashuri nuk gjeta,
Në terrin e thellë pa mbarim.
Eja në prehër të të marr,
Dhe të ta heq atë mërzi,
Na pret të gjithëve një gur mbi varr,
Pak dashuri, pak dashuri.
Nga po ky këngëtar: Kozma Dushi & Silva Gunbardhi: Gënje, por thuaj të dua! (Teksti dhe kënga)