Ermira Ymeraj: Tuj m’përqafu

n’lëkure m’ njitet era,
n’damarë
m’gurgullon gjaku
e shkrihet,
derdhet
n’ahe
që m’njeshen për gji,
e tanë toka
ku kamt më ngulen rrëshket kadale
pa u ni,
bash njat’ herë
re e bardhë bahem,
zbutem,
tuj zbukuru kët shpirt.