Këngëtarja me origjinë nga Kosova, që jeton në Francë , Erza Muqoli, më 6 mars të këtij viti do ta mbajë një koncert në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një njoftimi në Facebook.
“Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë do t’ju mundësojnë t’i fitoni biletat për koncertin e Erza Muqolit më 6 Mars 2020 në ora 14:00 në Prishtinë! Erza Muqoli është një këngëtare franceze me origjinë nga Kosova”.
“Nga viti 2015 deri në vitin 2018, ajo ishte pjesë e grupit Kids United, dhe në vitin 2019 ajo publikoi albumin e saj të parë solo, me këngë të kompozuara nga Vianney. Në Mars të vitit 2020, ajo do të vijë në Kosovë për të inauguruar Javët e Frankofonisë”.
“Për të marrë pjesë, pëlqejeni dhe shpërndajeni këtë foto në profilin tuaj, shkruani në koment (në frëngjisht) pse ju pëlqen gjuha frënge dhe etiketoni një mik(e) që do t’ju shoqëron. Tërheqja e biletave për fituesit do të bëhet të premten më 14 shkurt! Koncerti do të mbahet në Bibliotekën Universitare”.