Konferenca shkencore është ndërkombëtare e titulluar “Botët e përkthyera të letërsisë, nga përkthimi tek krijimi” solli në vëmendje punën që bëjnë përkthyesit, por edhe statusin e tij të munguar në politikat shtetërore. Shefja e Departamentit të Letërsisë Lili Sula rrëfen se si përkthimi i keq i “Kukullës” së Ismail Kadaresë në italisht, largon shkrimtarin nga vepra e tij
Përkthimi është një instrument shumë i rëndësishëm i pasurimit të letërsisë, aq më tepër kur kemi parasysh letërsi edhe popuj të vegjël, por është një instrument i rëndësishëm i formimit të shijeve të leximit nëpërmjet e reflekseve letrare, kulturës edhe shijes së leximit tek fëmijët edhe të rinj”. Ky është koncepti i shefes së Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Lili Sula, për përkthimin. Gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare “Botët e përkthyera të letërsisë, nga përkthimi tek krijimi” Sula flet për raportin e letërsisë shqipe me përkthimin, që nga fillesat e saj.
“Letërsia shqipe e ka të pashmangshme përkthimin, përshtatjen gjatë gjithë historisë së vet. Letërsia e vjetër shqipe ka lind nga përshtatjet edhe përkthimet fetare. “Meshari i Buzukut” është një libër i përkthyer, po kështu letërsia e bejtexhinjve, etj., praktikat e përkthimit kanë qenë një traditë e mirë kulturore dhe ushqyese për shkrimtarët tanë të shekullit XX. Përkthimi është dhe sot e kësaj ditë një traditë vendimtare, si për ata që janë përkthyes edhe ata që janë krijues. Nga ana tjetër ne kemi të bëjmë me vepra që vijnë në kohë reale edhe në Shqipëri. Sot është çështja se cilin autor të zgjedh, dhe jo a kemi apo nuk kemi vepra të mira të përkthyera? Hapja e Shqipërisë ka bërë që ne të kemi të njëjtën vepër në disa përkthime. Kryeveprave letërsisë botërore kanë ardhur përmes penave shumë të mirave të përkthimit”, shprehet pedagogia Lili Sula.
Sula nëpërmjet shembullit konkret të “Kukullës” së Ismail Kadaresë rrëfen se si një përkthim jo i mirë, largon lexuesin nga shkrimtari edhe nga vepra e tij.
“Tema ime ka të bëjë me një nga problematikat e përkthimit në rrafsh tekstor-artistik “Kukullën” e Ismail Kadaresë të përkthyer jo mirë në italisht, gjë që e transformon këtë autor, e transformon nivelin e tij estetik edhe bën Kadarenë të mos tingëllojë ashtu siç është vepra e tij, e largon figurën e shkrimtarit që nga vepra që ka ardhur në italisht. Një përkthim i mirë ndikon edhe në bashkimin e popujve dhe të kulturave të tyre. Kjo nuk është vetëm për strategjinë, që duhet të ketë ndaj një autori, por edhe ndaj autorëve të tjerë, që janë përkthyes të gjuhës shqipe”, shprehet Sula.
Prandaj ajo mendon se figura e përkthyesit në letrat shqipe, duhet që të vlerësohet më shumë, duke i dhënë statusin që meriton
“Besoj që është shumë e rëndësishme edhe pjesa ekonomike, politikat shtetërore po ashtu, sepse përkthyesi bën një punë të jashtëzakonshme, edhe duhet që të ketë statusin e vet. Umberto Eco ka shkruar edhe për këtë lloj praktike, se përkthyesi nuk është një punë që bëhet nga interneti apo nga kompjuteri, por kërkon që të ketë një kalim nga një kontekst gjuhësor, kulturor edhe gjuhësor në një gjuhë tjetër”, përfundon Sula.
Të pranishëm në konferencën që u mbajt në Fakultetin e Historisë edhe të Filologjisë ishin studiues nga të gjitha trevat shqipfolëse./Valeria Dedaj/ Shqiptarja.com