Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka ndarë sot Çmimin kombëtar për vepër jetësore, “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi.
Sabile Keçmezi–Basha mori çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”.
Juria profesionale e cila ka bërë vlerësimin, çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” ia ka ndarë Rrahman Paçarizit për veprën “Shtatë udhë” dhe Albina Idrizit për veprën “Përsëri mars”.
Çmimin për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” e ka marrë Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”.
Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” e ka marrë Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”.
Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” e mori Isa Memishi për përkthimin e romanit“Guaska” të Mustafa Halifas.
Juria po ashtu ka ndarë edhe Çmimin për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” për Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.