Dosja e Eposit të Kreshnikëve e humb shansin për t‘u anëtarësuar në UNESCO edhe për këtë vit, pasi kanë mbetur vetem pak ditë nga skadimi i afatit dhe dosja e cila duhet të ishtë dorëzuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës për në ministrinë e Shqipërisë, nuk është dorëzuar. Antari i grupit të punës, studiuesi Shaban Sinani thotë se ngerçi është institucional.
“Jemi pa shpresa edhe për këtë vit. Për fat të keq pas dorëzimit të dosjes ka pasur një ndalim në proces e sipër që lidhej me rrugën e ndjekur për ta propozuar këtë dosje për regjistrimin e Eposit në një nga listat më të rëndësishme. Nuk fundksionoi mirë bashkëpunimi i intitucioneve që përcjellin një dosje shkencore në rrugë zyrtare në Unesco. Janë dy ministritë e Kulturës, e Shqiprisë dhe Kosovës, të cilat kanë bashkëpunuar parimisht duke patur përfaqësueist e vet për hartimin e dosjes. Pasi kjo dosje fitoi çmimin Europa Nostra, filluan negociatat që iniciativa të mbartej nga Prishtina në Tiranë”, deklaron Sinani.
Sinani thotë se pas antarësimit të gusolës serbe gjërat filluan të lëviznin, por sic shihet edhe këtë vit shpresat janë të pakta.
“Shumë shpresa që të kapim kalendarin këtë vit nuk kam. Kryetari i grupit të punës Zymer Neziri, ka ardhur para një muaji e gjysmë dhe ka kërkuar që të diskutojë me përfaqësues të ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Grupi i punës që e kishte mbaruar detyrën e vet duhej të ftohej dhe nëse dukej e nevojshme të jepte rekomandimet e veta”, shprehet ai.
Shaban Sinani thotë se zvarritja prej 10 vitesh është e tepërt, ndaj do të shohin një opsiopn të ri vitin e ardhshëm.
Në vitin 2016 Eposi i Kreshnikëve u vlerësua edhe më çmimin e Europa Nostra./abc