Niçe: Armiku më i keq që mund ta takosh ndonjëherë, është vetja jote!

Fridrih Niçe, “Kështu foli Zarathustra”

Mirëpo armiku më i keq që ndonjëherë mund ta takosh, do të jetë gjithmonë vetja jote; ti shtrihesh në pritje për veten tënde, në shpella dhe pyje. I vetëm, ti je duke shkuar rrugës për tek vetja! Dhe rruga e jote shkon përtej vetes tënde, dhe përtej shtatë djajve tu!

Ti do të jesh heretik për veten, shtrigë dhe falltor, budalla dhe dyshues, mëkatar dhe horr. Ti duhet të jesh gati për ta djegur veten në zjarrin tënd: e si do të mund të bëheshit i ri, nëse fillimisht ti nuk je bërë hi?”

ObserverKult

Fridrih Niçe

rexhep qosja filmat

Lexo edhe:

REXHEP QOSJA: KONGRESI I DREJTSHKRIMIT I GJUHËS SHQIPE, NGJARJA MË E MADHE NË HISTORINË E KULTURËS SHQIPTARE

Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe, i mbajtur në vitin 1972, është ngjarja më e madhe në historinë e kulturës shqiptare.

Me rëndësinë e tij, me ndikimet e tij shumaspektore në jetën shoqërore, arsimore, kulturore, shpirtërore në përgjithësi të popullit shqiptar ai hyn në radhën e ngjarjeve politike, shoqërore, kombëtare, historike që qe 50 vjet e lëvizin, që e çojnë përpara në pikëpamje kulturore, që e shumëkuptimësojnë dhe e lartësojnë jetën e këtij populli.

Me njësimin e gjuhës letrare shqipe rregullat drejtshkrimore të së cilës janë paraqitur në Kongresin në fjalë, është përplotësuar, është pasuruar, është njësuar gjithëkombëtarisht identiteti i përtashëm dhe historik i shqiptarëve.

Emri i kongresit

Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe ka mundur të quhet edhe ndryshe, ndoshta më saktësisht, më përkatshëm për përmbajtjen dhe për qëllimin e tij: ka mundur të quhet Kongresi i Gjuhës së Njësuar Letrare Shqipe…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU