Interpreton Naim Krasniqi
Dyzet gërsheta t’i numërova,
dhe të ngroha n’gjirin tim,
kur si pëllumba nga shiu i verës,
u strehuam nën çati.
Shiu i verës floktë m’i lagu,
vetëm buztë m’i lage ti,
sa shumë të doja,
vetëm kur thoshe,
t’lutem mos u ndal o shi.
Shiu i verës, shi i ngrohtë i dashurisë,
ma kujton atë puthjen nën çati,
o lutjen tënde aq të ëmbël e dëgjoj,
t’lutem bjer e mos u ndal o shi.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult