Ky vend i mrekullueshëm ndodhet në Vlorë.
Bëhet fjalë për Kriporet e Nartës që marrin ngjyrë karakteristike kur thahet uji dhe mbetet vetëm kripa.
Laguna e Nartës ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 14 km larg saj dhe ka një sipërfaqe prej rreth 42 km 2.
Ajo ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe plazhe të vegjël pa bimësi të dendur, por me shumë shpendë vizitorë, mes të cilëve edhe flamingot.
Disa nga videoklipet e fundit të këngëtarëve shqiptarë janë xhiruar në këtë liqen ngjyrë rozë. Ishte Poni në fillim që xhiroi videoklipin e saj “Njësoj” .
Më pas fashionistja Odeta Banushaj që realizoi një set fotografik në këtë liqen. Ndërsa së fundmi Ingrit Gjoni ka xhiruar videoklipin e ri pikërisht në këtë vend, shtrirë në një shtrat mes liqenit. / ObserverKult