Mirela Paparisto: Jam re e mbarsur me shi…

Jam re e ngarkuar me shi,
Pikëlat në bark i ruaj
për atë që piu dhe kurrë s’u ngop
dhe për atë që shpirti i thatë, i mbeti i thatë
dhe të lagej nuk deshte…
për atë që i trembur nga larg pa
se si forma më ndryshohej në ikje…
dhe për atë që preferoi ujin e kenetës
e me të e ndrroi një të lagur në shi…
dhe për atë që kurrë s’më besoi që isha re…
dhe për atë që u freskua dhe më mohoi
e guxim kurrë nuk pati të më tregonte…
dhe për atë që fshehurazi u fsheh nga vetja
e asnjëherë nuk më pa dot në sy…
………………………………….
Jam re e mbarsur me shi,
pikëlat në bark i mbaj
aty ku kam dhe ulërimat,
dhe vetëtimat…
dhe stuhitë…