Në 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, koleksionisti Olti Muzaka ka nxjerrë nga sënduku i tij artefakte të rralla mbi ngjarjet historike.
“Në këtë 100-vjetor të shënuar për shtetin shqiptar, po publikoj disa artefakte unike, pjesë e koleksionit tim privat, lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme. Për t’i dhënë jehonë në arenën diplomatike vendimeve të Kongresit të Lushnjës, delegatët u kujdesën që vendimet e tyre t’i shkruanin edhe në gjuhën frënge”, është shprehur koleksionisti Olti Muzaka.
Ai sqaron se në foton nr. 1 dhe nr. 2, publikuar për herë të parë, gjenden vendimet e datës 28 janar 1920 të Kongresit ku pasqyrohen disa nga vendimmarrjet më të rëndësishme të atyre ditëve si zgjedhja e kryesisë së Kongresit me kryetar Aqif Pashë Elbasanin.
“Miratimin e ligjit kushtetues për sovranitetin e plotë të shtetit shqiptar; zgjedhjen e qeverisë me kryeministër, Sulejman Delvinën; zgjedhjen e këshillit të lartë të përbërë nga katër vetë që do luante rolin e kryetarit të shtetit, etj. Në fotot nr. 3, 4, 5 dhe 6 gjenden modelet e flamujve të vegjël të përdorur ato ditë si dhe prodhimet përkujtimorë të këtyre flamurëve”, saktëson koleksionisti Muzaka, i cili e mbyll postimin e tij me foton ku “gjendet një poster propagandistik kombëtar, i prodhuar më 1920 nga patrioti Vani Burda në Bukuresht”.
Një nga modelet e flamujve për Kongresin e Lushnjes, koleksioni i Olti Muzakës
Një nga modelet e flamujve për Kongresin e Lushnjes, koleksioni i Olti Muzakës
Një poster propagandistik kombëtar, i prodhuar më 1920 nga patrioti Vani Burda në Bukuresht koleksioni i O.Muzakes
Marre nga Gazeta Shqiptare