Filmi iranian “There Is No Evil” rreth dënimit me vdekje ka fituar çmimin më të lartë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Ky film, me regji të Mohammad Rasoulof është prodhuar në fshehtësi pasi regjisori u ndalua të ushtronte profesionin e tij në vitin 2017.
Ai nuk është në gjendje të udhëtojë jashtë Iranit për shkak të akuzave që lidhen me filmat e tij të mëparshëm. Vajza e Rasoulof Baran, e cila gjithashtu është pjesë e filmit, e pranoi çmimin në në emër të tij.
Presidenti i Jurisë Jeremy Irons, tha që filmi, i cili tregon katër histori mbi dënimin me vdekje, tregoi “rrjetën një regjimi autoritar që shpalos mbi njerëzit e thjeshtë, duke i tërhequr ata drejt çnjerëzimit”.