Rozafa Shpuza: Balada e pritjes

Pritja
asht ajo ndjesia që ke
para nji pishine të zbrazun,
asht ritmi surreal i hapave
mbas nji nate me gota të pime eks,
Imagjinata perverse
sikur kitaristi n’nji koncert rok po masturbon,
Efekti i barnave të pime kuturu,
prejse s’mundesh me lexue etiketat me shkrim imcak,
Refreni i ndyshkun i nji lisharsi
që të kujton shenjën mbi vetull,
Zinxhiri i fustanit të preferuem,
që nuk mbyllet ma prej kileve që ke shtu,
Birat e shkyeme t’vathëve ndër bulzat e veshëve
që ju përngjasin buzve që s’dinë me qeshë,
Goja e dalun në thembren e getave
që zgjatet ngutshem tenelte,
anipse e ke ly me sapun…

Pritja
asht caku i tana dyzimeve
që kot rrekesh me i parashikue…