Emily Dickinson: Shpresa

emily dickinson

Shpresa asht diç’ me pendla
Q’ulet n’shpirt, pa fjalë
Tuj e knue melodinë,
Kurr’ hiç pa e nalë,
Ma s’ambli n’frymë nihet;
I sert’ ai tufan
Që mun’ e trazon t’voglin zog
Që plot i ka majt’ ngroht’.
E kom ngue n’detnat ma t’huj
e n’tokën ma të ftoft’,
Po as në ma t’madhen hata
Kurr’ troshë lyp’ s’um ka!

Përktheu: Lum Gashi