Në shënim të 8 Marsit, Ditës së Gruas, duke filluar nga ora 16:00, sot në Bibliotekën Kombëtare mbahet manifestimi letrar “Himn për gruan”
Pa burra feminist s’ka barazi gjinore:, prandaj burrat që i këndojnë madhështisë së gruas, çdo ditë, do t’i lexojnë poezitë e tyre me 8 mars.
Nën moton #Mepoezipërbarazi, në pjesën e pare të manifestimit do të dëgjojmë 8 variante të përjetësimit të gruas në poezi. 8 shkrimtarë do të lexojnë 8 poezi të mbruajtura nga madhështia e gruas.
Me poezitë e tyre do të paraqiten shkrimtarët: Adem Gashi, Halil Matoshi, Bardh Frangu, Emin Z. Emini, Afrim Demiri, Ndue Ukaj, Gazmend Bërlajolli dhe Imer Topanica
Në kuadër të këtij aktiviteti do të lansohet edhe platforma online “Poetet shqiptare”, e konceptuar dhe e realizuar nga Vlora Konushevci me qëllim të promovimit të grave krijuese.
Platforma u krijua si rrjedhojë e mungesës së diversitetit në peizazhin letrar, ndërsa do të shërbej edhe si një databazë e poeteve, të cilat prezentohen me biografi dhe nga katër poezi.
Manifestimi letrar “Himn për gruan” organizohet nga portali për kulturë, letërsi e art “ObserverKult” në bashkëpunim me “Social Creativity”./ ObserverKult