(Bashkëkuvendim me M. R.)
me sëmundjet ishe miqësuar herët
aq sa t’u bënë të dashura
muza
dhe shokët një nga një
të ikën matanë
e të lanë të vetëm si një Budha
duhej të ikje edhe ti qëkur
po kishe një llogari të pambyllur
me Kafkën
mbase edhe të na bëheshe model
ne poetëve të trishtuar e rebelë
mik i dashur