“Contagion”, një film i vitit 2011, sjell mes frikës së shkaktuar nga koronavirusi, situatën e një pandemie me ngjashmëri të habitshme me ngjarjet e fundit, me reflektimin sesi njerëzit shpesh përdornin trillimin si mjet për të përpunuar realitetin. Nuk është çudi, sesi versioni hollivudian i pandemive globale shpesh ka sjellë mënyra fantastike si në ushtritë me zombi, në filma të tillë si “Njeriu Omega”, “Lufta Botërore Z” dhe “Pandemi”.
Një virus fatal i kthen njerëzit në egërsira në “Luftën Botërore Z.” Shembujt e hershëm përfshijnë trillerin e vitit 1971, “Strain Andromeda”, përshtatur nga një libër i autorit Michael Crichton, i cili iu kthye vazhdimisht konceptit, se përparimet shkencore dhe teknologjike sollën kërcënime ekzistenciale për njerëzimin.
Kjo përzierje mund të shihet në dy filma, të publikuar në 1995: “12 Monkeys”, një komplot fantastiko-shkencor në lidhje me përdorimin e udhëtimit në kohë, për të provuar shkatërrimin e një plage të rrallë, që do të zhdukte pjesën më të madhe të njerëzimit; si dhe “Outbreak”, një film ku një virus ajror hyn pa dashje në SHBA, nga Afrika, duke kërkuar një ekip mjekësh (të udhëhequr nga Dustin Hoffman), për të luftuar kundër kohës, duke u përpjekur për të shpëtuar qytetin ku po përhapej infeksioni.
Vitin e kaluar, rrjeti “National Geographic” transmetoi “The Hot Zone”, realizim i bazuar në fakte për virusin e ebolës në 1989-ën.
“Contagion” lidhet më drejtpërdrejt me rrezikun aktual, duke filluar me atë që ndodhi me një grua (e luajtur nga Gwyneth Paltrow), e cila kthehet në Minesota me një sëmundje të çuditshme, pas një udhëtimi në Hong-Kong. Brenda disa ditësh, ajo vdes, duke e lënë burrin (Matt Damon) në gjendje shoku, para se të tjerët të fillonin të shfaqnin të njëjtat simptoma, pasi sëmundja përhapej në të gjithë botën. Në të tregohen sakrificat dhe përpjekjet që bën mjekësia për të gjetur një vaksinë. Filmi është një paralajmërim i rreptë, që tregon me hollësi sesi një vendim i gabuar i politikës, mund të ketë pasoja fatale që mund të shuajnë të gjithë njerëzimin.
“Contagion” ia vlen të shihet ose të rishihet, për të kujtuar se disa prej situatave më të tmerrshme nuk kanë të bëjnë me kërcënimet e mbinatyrshme, por me ato që i afrohen kaq më shumë realitetit.