“Black Lives Matter” kthehet në film, ferri i personave me ngjyrë rrëfehet në film

Filmi me metrazh të shkurtër, “Dy të panjohur të largët”, portretizon brutalitetin policor në Amerikë, duke ilustruar mënyrat përmes të cilave personat me ngjyrë janë vrarë nga oficerët.

Reperi nju-jorkez Joey Badass do të luajë Carter James, një i ri me ngjyrë që do të kthehet në shtëpi tek qeni i tij pas një nate romantike, por sapo del jashtë ai përballet me një seri ngjarjesh fatkeqe që çojnë në vdekjen e tij.

“Kur lexova për herë të parë skenarin e Black Lives Matter më pëlqeu menjëherë. Më pëlqeu ndërthurja e tij me veten time sepse fillimisht isha paksa i lëkundur por pasi e lexova u ndjeva mirë emocionalisht.
Ndjeva që po të luaja këtë personazh do të kishte qenë fantastike nëse më kuptoni se çfarë dua të them.
Ndaj ishte një angazhim real si emocional ashtu dhe shpirtëror për të luajtur këtë rol sepse jam ndodhur vetë në situata të ngjashme në jetën reale me oficerët e policisë që më kanë kapur e më kanë kontrolluar ilegalisht dhe më kanë shqetësuar. Ndaj ishte si të ringjallja një traumë të vjetër dhe ta sillja atë në ekran duke luajtur personazhin kryesor por në të njëjtën kohë kuptova fuqinë e këtij roli dhe në fund thash se duhet ta bëja”.

Filmi 28-minutësh ka regjinë e Travon Free, fitues i çmimit Emmy, i cili thotë se ideja i erdhi nga karantina, kur kishte parë protestat e Black Lives Matter.

“Kjo nuk është vetëm ajo që përjetojmë si njerëz por është një çështje emocionale. Të gjithë ne njerëzit me ngjyrë po kalojmë këtë cikël sa herë dëgjojmë një histori të re e sa herë që shohim një video të re ndaj aktori po luan dy personazhe. Së pari ai është një nga 14 milionë njerëzit me ngjyrë në Amerikë.
Së dyti individi që ka përjetuar këto trauma. Ndaj kur të jeni duke parë filmin ju do të ndjeni atë që ne ndjejmë çdo ditë. Në 28 minuta do të shihni atë me të cilën ne jetojmë çdo ditë”.

Filmi është në garë në edicionin e 93-të të Academy Awards, nominimet për të cilin do të shpallen më 15 mars./euronews/