Ndahet nga jeta demografi Rifat Blaku

Sot ka vdekur demografi dhe profesori i ekonomisë, Rifat Blaku.

Kjo është bërë e ditur nga djali i tij, Mentor Blaku, i cili ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19.

Presidenti Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Blaku , duke yjeksuar njëkohësisht edhe kontributin e të ndjerit në rrafshin akademik.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e profesorit universitar, demografit të njohur Rifat Blaku. Profesor Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike, në periudhat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Familjes Blaku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Presidenti.