Pranvera nisi me dalë,
E bylbylat po këndojnë,
Hajde, vashë moj lulja e parë,
Dil në bashqe t’bisedojmë.
Unë në bashqe po të pres.
Me nji tufë vjollca t’bukura n’dorë,
Jam e jotja dej sa t’vdes,
E me ty do të bëj kunorë, do të bëj kunorë.
Pra ti fjalën që ma dha’,
Mori lule moj shebojë,
Prej teje nuk di mu nda,
Kah po m’flet me t’bukrën gojë,
me t’bukrën gojë.
ObserverKult