Bilal Xhaferri: Vajza kish rënë në dashuri…

eja trishtim bilall xhaferi

Vajza kish rënë në dashuri,
po babi e martoi me një tjetër.
Dhe krushqit kaluan kaluar
nëpër rrugën e nënprefekturës së vjetër
dhe në shtëpinë e dhëndrit e pritën nusen me brohori,
me gërnetë e violi.

Tërë natën në shtëpinë e dhëndrit
sazezhiu frynte bulçitë pas gërnetës,
si bretkocë e kënetës,
dhe violinisti ziosh
lëshonte nga violina tnguj si grenza,
tinguj saharoshë.

Këndonin në dasmë graria
“Sa e bukur ka dalë nusja”!
Dhe nusja rrinte e mbuluar
nën vellon si mjegull,
hedhur mbi ëndrrat dhe mbi dashurinë e nënshtruar.