Aktori i humorit Zef Deda, kujton kolegun e tij, artistin e madh shkodran Gëzim Krujën që u nda këtë të diel nga jeta.
Deda tha se e ka pasur idhull dhe se humbja e tij nuk është një humbje vec për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë, është një humbje e jashtëzakonshme.
“Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë në të gjithë botë, po ashtu i vështirë dhe i zorshëm ishte edhe lajmi për ikjen e Gëzim Krujës, na pikëlloi. E kemi pas ne më të rinjtë idhull, sa bukur dilte në skenë, sa interpretonte, njerëzit në tan Shkodrën e tan Shqipninë qeshnin me të. Ai ishte artist i madh. Kishte sjellje të jashtëzakonshme me kolegët dhe ne thoshim po deshe me dal lirshëm në skenë dil me Gëzim Krujën, kishte aftësi të improvizonte cdo gjë”, thotë Zef Deda.
Ai kujton edhenjë moment të bukur me Krujën në recitalin e tij.
“Ai më mrekulloi,më surprizoi, më solli një tufë lule. Ngushëlloj Shkodrën, kolegët dhe familjen e tij per humbjen e madhe”,- vijoi Deda.