E bukur është për mua ajo ditë
plot ngjyra çelë
se çdo fjalë e jotja e mirë
lehtas përkedhel.
Për herë të parë unë veten time shikoja
në sytë e tu
dhe një po unë brenda zemrës dëgjoja
fjalët befas dolën thashë të dua.
Një ditëlindje në jetën time u shtua
jo s’e harroj
pse më dridhën fjalët e tua
me mall kujtoj.
Ti e qeshur porsi era vrapoje
hej ndalu pak
dhe një lule ma rrëmbeve prej dore
ne pranverën kishim në çdo hap, çdo hap.
Kjo dashuri që më dhe ti
është e bardhë si borë e zjarrtë që ndrin gjithmonë
dhe ne zemrat tona do të çelë përherë
një këngë e re, oh një këngë e re.
Çdo gjë sot lulëzon jemi blerim i saj
si zogj që fluturojnë të dy ne kapim çdo maj’
dhe shokë jemi ne gjithë zemrat kanë një fole
tek nëna Shqipëri
e ndjejmë pranë dorën e saj përherë.
ObserverKult
Lexo edhe:
NERTILA KOKA: TI MË BESO ZEMRA, S’DI TË GËNJEJË (TEKSTI DHE KËNGA)