Tonin Tërshana: Unë nuk e besova… (teksti dhe kënga)
Hapa dritaren e dhomës sime, Në kornizën e qiellit të kaltër, Hyri një degë e bajames së mbushur, Me lule të bardha.
Pranë meje dikush tha, Erdh pranvera, Por unë nuk e besova.
Fluturoi dallëndyshja para syve të mi, Në rrezet e diellit ngrihet në ajër, Mbërrin cicërimi i gëzueshëm i saj, Gjeti folenë.
Dhe prapë dikush më tha, Erdh pranvera, Por unë nuk e besova.
Erdhe ti tek unë, Me ato flokët e verdhë, Me një bluzë të hollë, Mbuluar supet e njomë.
Nëpër sytë e tu, Çelte lule limoni, Nëpër buzët e tua, Pikonte erë limoni, E besova, Erdh pranvera, Kishte ardh pranvera…
Hapa dritaren e dhomës sime, Retë e bardha, të vogla, të vogla. Copa të shpresave larg fluturuan, në qiejt e kaltër.
Pranë meje dikush tha, erdh pranvera. Por une nuk e besova.
Qëndroi dallëndyshja e varrur n’fole, flatrat e lehta i rrihte në erë, qielli i pafund dhe dielli u futën në krahët e saja, dhe prapë dikush më tha, erdhi pranvera, por unë nuk e besova…