Është bukur, dashuri, të ndihesh natën pranë meje,
e padukshme në ëndrrën tënde, seriozisht gjatë natës,
ndërsa unë shpërqendroj shqetësimet e mia
si të ishin rrjeta konfuze.
Në mungesë zemra jote lundron nëpër ëndrra,
por trupi yt kaq i braktisur merr frymë
duke më kërkuar pa më parë, duke plotësuar gjumin tim
si një bimë që dyfishohet nën hije.
Drejt, do të jeshi një tjetër që do të jetojë nesër,
por për kufijtë e humbur gjatë natës,
të kësaj qenie dhe jo të qenit atje ku jemi
Mbetet diçka që na afron me dritën e jetës
sikur vula e hijes të tregonte
me zjarr krijesat e saj të fshehta.
Përktheu: Faslli Haliti