Jacques Brel: Kur kemi vetëm dashurinë (Quand on a que l’amour) teksti dhe kënga

Jacques Romain Georges Brel (8 prill 1929 – 9 tetor 1978) ishte një këngëtar dhe aktor belg që kompozoi dhe interpretoi këngë të njohura në mbarë botën. Ai konsiderohet si mjeshtër i shansonit modern.

Në vazhdim ua sjellim tekstin dhe videon e këngës së tij të njohur “Quand on a que l’amour” (Kur kemi vetëm dashurinë).


Kur kemi vetëm dashurinë
Për t’ia dhuruar njëri-tjetrit
N’ditën e udhëtimit t’madh
T’dashurisë sonë t’madhe

Kur kemi vetëm dashurinë
Dashuria ime, ti dhe unë
Që t’shpërthej nga gëzimi
Çdo orë dhe çdo ditë

Kur kemi vetëm dashurinë
Për t’përjetuar premtimet tona
Pa asnjë pasuri tjetër
Se t’besojmë gjithmonë

Kur kemi vetëm dashurinë
Për t’veshur me mrekulli
Dhe mbuluar me diell
Shëmtinë e periferive

Kur kemi vetëm dashurinë
Për arsye t’vetme
Për këngë t’vetme
Dhe shpëtim t’vetëm

Kur kemi vetëm dashurinë
Për t’veshur n’mëngjes
T’varfërit dhe vagabondët
Me pallto kadife

Kur kemi vetëm dashurinë
Për t’dhuruar për lutje
Për t’këqijat e botës
Si trubadur t’thjesht

Kur kemi vetëm dashurinë
Për t’ia dhuruar atyreve
Që kanë për luftë t’vetme
Kërkimin e ditës

Kur kemi vetëm dashurinë
Për t’shenjuar shtegun
Dhe forcuar fatin
N’secilin udhëkryq

Kur kemi vetëm dashurinë
Për t’i folur gjylave
E vetëm një këngë
Për t’bindur tupanxhiun

Atëherë, pa pasur asgjë
Por vetëm forcën për t’dashur
Do t’kemi n’duart tona
Miq, tërë botën.

Përktheu: Çlirim Lazaj

ObserverKult


Lexo edhe:

JACQUES BREL: NE ME QUITTE PA – MOS MË BRAKTIS, TEKSTI NË SHQIP DHE VIDEO