Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përgatitur një program për qytetarët shqiptarë për të festuar faktin që të gjithë u bënë bashkë gjatë periudhës së pandemisë.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca shprehet se, “muajt e fundit kanë qenë të vështirë për Shqipërinë. Por, ata na kanë bashkuar si kurrë më pare”.
“Në “Europe Week Albania” do të festojmë faktin që të gjithë u bënë bashkë”, thekson Soreca.
“Nën moton “Më të forte së bashku” kemi përgatitur një program me surpriza që mund ta ndiqni në rrjetet sociale të BE në Shqipëri”, shton Soreca.
Ky program mbahet në kuadër të Javës së Europës 4-10 maj dhe ku do të performojnë 14 artistë nga 14 vende anëtare të BE-së.