Paulo Coelho: Desha ta takoj sërish e t’i them: “Të dua më shumë se veten time”

Të dua më shumë se veten time

Paulo Coelho:

Atëherë kur nuk kisha se ç’të humbja më, fitova gjithçka.
Kur pushova së qeni ky që jam, gjeta vetveten.
Kur njoha poshtërimin, por e vijova ecjen, kuptova që isha i lirë të zgjidhja fatin tim. Nuk e di në jam i sëmurë, nëse martesa ime ka qenë vetëm një ëndërr që, unë nuk kam arritur ta kuptoj për sa kohë ka zgjatur.
E di që mund të jetoj edhe pa të, por desha ta takoj sërish, për t’i thënë atë që nuk e shqiptova kurrë kur ishim bashkë:
”Të dua më shumë se veten time.”
Nëse do të mund t’ia them këto fjalë, atëherë mund të bëj përpara, në paqe, sepse kjo dashuri më ka shpëtuar.”

*Shkëputur nga “Zahiri”

ObserverKult

————————————

Lexo edhe:

TË DUA VETËM TY…GJITHMONË!

të dua grua

Nga Jane Austin

“…I ke dhënë emër shpirtit tim. Për një moment ndodhem në agoni, dhe për një moment tjetër jam plot shpresë.
Të lutem më trego se nuk jam vonë, dhe se këto ndjenja janë të vlerësuara në mënyrë reciproke.
Unë të jepem përsëri, duke të ofruar zemrën time tani më shumë se kurrë, të cilën e ke shkatërruar pothuajse tetë vite e gjysmë.
Dhe, mos e merr guximin të thuash se më ke harruar dhe se meshkujt harrojnë më lehtë dhe më shpejtë se femrat.
Unë të dua vetëm ty. Kështu ka qenë gjithmonë…”

ObserverKult

Lexo edhe:

Letër dashurie: Sjell gjithmonë në kujtesë lotët e tu…