Budallai e gjen përherë një admirues më budalla se veten…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Mrekullia është baza e adhurimit./ Thomas Carlyle

Jeto për të qenë mahnia dhe admirimi i kohës sate./ William Shakespeare

Është më mirë të admirosh me të vërtetë një kryevepër të rreme, sesa të admirosh rrejshëm një kryevepër të vërtetë./ Jean Rostand

Mëso të qeshësh me gabimet dhe dështimet e tua dhe s’do të kesh më frikë e njëkohësisht do të kesh admirimin e të tjerëve./ Andrea Gasparino

Budallai e gjen përherë një admirues më budalla se veten./ Arthur Conan Doyle

Sado të bezdisshëm të jenë, armiqtë nuk do të bëhen kurrë aq bajat sa admiruesit./ Elias Canetti

Për artistin e vërtetë duartrokitjet e tufës që ndjek modën nuk vlejnë asgjë krahasuar me admirimin e pak njohësve të hollë./ Arnfried Edler/

ObserverKult


Lexo edhe:

CASANOVA: ËSHTË FATKEQËSI KUR VARESH NGA BUDALLAI

Në vitin 1725 në Venedik, lindi Giacomo Casanova, shkrimtar italian, aventurier.

Casanova ishte aq i njohur për aventura dashurie sa emri i tij edhe sot është sinonim i njeriut të dhënë shumë pas grave.

Casanova kishte lidhje me familje mbretërore evropiane, papë e kardinalë. Kishte dhe shoqëri të ngushtë me njerëz të shquar si Volter, Gëte dhe Mozart.

Casanova vdiq më 4 qershor 1798 në Bohemi (Republika Çeke).

ObserverKult iu sjell disa thënie nga Giacomo Casanova:

Fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë njeriut inteligjent është të caktohet vartës i budallait.

Njeriu i zgjuar nuk mund të jetë kurrë krejt i palumtur.

Gjatë jetës sime s’kam bërë asgjë tjetër veçse, kam kërkuar të sëmurem kur kam qenë në shëndet e pastaj kam kërkuar të rimarr veten kur shëndetin e kisha humbur.

Inteligjenca jonë gabon kur mendon për të tjerët sipas këndvështrimit tonë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU