M’ka marrë malli me t’përqafë,
E me të kërku falje për çdo brengë që ta kam dhanë,
Me të cilat ti ke jetu ma e fortë se unë.
Me të falenderu nuk mjafton,
Për motivimet me ecë diellit e qiellit,
Për të harru dhimbjet,
Për të shqye dëshpërimet,
Për të nuhatë erëzat e ambla të ardhmënisë.
M’ka marrë malli me t’përqafë,
E me t’kërku falje,
Për çdo brengë që ta kam dhanë,
Mamë.
ObserverKult
Lexo edhe:
DONIKA GASHI: E DU EDHE PIKË
E du haptas, çiltër krejt, ambël.
E du zgjuet, në gjumë e du.
E du aq nalt, sa qiejt që prajshëm mbi krye më sillen
pa më pyetë kurrgja, e sytë e mendjes më shohin aq pak
E du sa ditën në hijeshinë e saj gracioze
Thellë sa natën në bukurinë e randë kur terri i vishet
e e ndjek, me e zanë, hanën vërdallë.
Shpirti im Atij i takon!
E du… edhe pikë!
E du se Ai veç m’i lexon të msheftat e zemrës, të bamet e të pabamet
M’i ndrit kuptimet e ngatërrueme të nji bote shumëngjyrëshe
E vend më len sa nji lot n’oqeanet e thella të saj.
E du si jetën që më çon kah e trishta vdekje, e frikën
ma vesh tanë shpresë.
Me qenë njeri i mirë shpëton ndërgjegjen nga dergjë e dynjasë.
E du. Edhe pikë!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult