Bardhyl Londo: Vdekja e vajzës së Naim Frashërit

Bardhyl Londo itaka
Bardhyl Londo

Poetit i vdiste vajza. Dhe s’ kish tjetër pasuri
veç detit të dashurisë për mëmëdhenë.
Në mbrëmjet e trëndafilta, vajzat e mehmurëve
për një katedrale në Paris ëndërronin, për një kopësht në Vjenë.

Poetit i vdiste vajza. Dhe s’kish për të ilaç,
një shtrat për të në spitale nuk kish.
Për një puçër në pulpë, vajzat e mehmurëve
niseshin në Vjenë, iknin në Paris.

Kthehej poeti nga mërgimi. Në doganë
një grusht shkronjash shqipe i ngrohnin gjirin.
Me bizhuteritë e Vjenës, me dantellat e Parisit
vajzat e mehmurëve kalonin kufirin.

Poetit i vdiste vajza. Me një abetare të thjeshtë
sa kishte filluar të çukiste abecenë.
Vajzat e mehmurëve me bursë niseshin
universiteteve në Paris, kolegjeve në Vjenë.

Poetit i vdiste vajza në një shtëpi të thjeshtë
mes varfërisë, mes katër mureve
Atdheu thinjej nga dhembja për të,
thinjej nga vakancat e vajzave të mehmurëve.

20 tetor 1986

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI I BARDHYL LONDOS PËR LETËRSINË EDHE POLITIKANËT QË VRASIN ËNDRRAT E SHQIPTARËVE ÇDO DITË

Vëllimi poetik “Prilli i hidhur” e pati rikthyer muaj më parë autorin (tashmë të ndjerë) pranë lexuesit me disa cikle poetike. Nuk munguan në të vargjet për Skënderbeun, aktualitetin e trishtë shqiptar në këto 30 vite tranzicion, por edhe për pandeminë Covid 19.

Në një rrëfim për “ReportTV” poeti Bardhyl Londo pati treguar zymtësinë, në të cilën po jetojnë shqiptarët për shkak të mungesës së vizionit të politikanëve, nënvlerësimin e kulturës, por edhe përpjekjet që bëri si kryetar i ish-Lidhjes së Shkrimtarëve në fillim të viteve ’90 për një organizëm, që ishte krijuar për një sistem tjetër, siç ishte regjimi socialist.

Zoti Londo, botoni vëllimin poetik “Prill i hidhur”. Në të përshkruani edhe absurdin e shqiptarëve, por ky absurd i referohet vetëm periudhës..

Tekstin e plotë e gjeni KËTU