Veliaj: Teatri iku, ju shtrij dorën atyre që e kanë zemrën e thyer, tani na priftë e mbara për godinën e re

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se tashmë Teatri u shemb dhe ju shtriu dorën për të bashkëpunuar në ndërtimin e godinës së re atyre që protestuan.

“Propozuam një teatër të ri, kishim një projekt të ri. Kam qenë në 12 takime me edhe ata që kanë qenë kundra gjithckaje, që në fund ishin një pakicë. Nuk u preferua një teatër që të kishte kullë sipër, qeveria u tërhoq.
Pastaj të kishte një mundësi financimi bëmë prapa një hap pas që të mos prekej asnjë cenimetër. Por kur artistët kërkuan më shumë sesa ofron privati ne thamë se do të shkojmë me privatin dhe do ta financojmë vetë. Gjatë gjithë procesit që kam bërë takimet, kemi moderuar qëndrimet tona, por nuk mund të marrësh gjithcka, nuk mund ta kemi teatrin, edhe pa kullë, edhe pa privatin dhe ta ruajmë.

Sapo u transferua prona, sikur kërkojmë që kjo të verifikohet, Instituti i Ndërtimit e vlerësoi në 2018 si të amortizuar, e verifikuam sërish dhe instituti tha se është e rrezikshme. Kjo ndërtesë nuk ka qenë asnjëherë monument kulture ata që bërtasin sot e hoqën në 2007. Më pas njoftuam mbledhjen e këshillit online dhe morëm vendimin sipas vendimit.
Teatri i vjetër iku, tani duhet të përgatitemi për teatrin e ri dhe tani duhet të bashkëpunojmë. Sot i shtrij dorën kujdo që nuk ishte dakord me ne në këtë betejë edhe pse nuk ka njohuri bazë. I gjithi populit, tallash dhe teneqe, asnjë gram çelik, ajo ishte e rrezikshme. I shtrij dorën kujtdo që zemrën e ka të thyer dhe ndihet i trishtuar në një betejë që i mori kohë dhe energji dhe pa fryt. Kemi marrë një vendim të drejtë na priftë e mbara”.