Konstantin Balmont: Të dashurova në shikim të parë

Të dashurova me vështrim të parë
I kujtoj akoma fjalët pa rëndësi
Ti ishe e heshtur, por shprehjet plot zjarr
Pa fjalë nga sytë e tu m’i nisje ti.

Rrodhën ditë pas ditësh. U mbush një vit
Pranvera na sjell rreze plot gjallëri
Lulet i shtruan gjithë bukuritë,
Po unë? Si më parë të dua ty.

Ti, si dikur e heshtur, e trishtuar
Herë, sytë të ndrisin, i flasin mallit,
A s’e shikon hënën e dashuruar-
Fytyrën rrezatuese fsheh pas malit-

Pas shkëmbinjve e përkul ballin e saj
Çan terrin, ngushticën, rrezaton skaj më skaj.

Shqipëroi: Laureta Petoshati