Me qasjen e tij të mprehtë gazetareske ndaj fotografisë, Steve McCurry ka kapur disa nga imazhet më ikonike të shekujve 20 dhe 21.
McCurry krijon foto përfaqësuese që kërkojnë të ndriçojnë zona të botës dhe të krijojnë tregime për njerëzit dhe vendet. Fotografi është i mirënjohur për kontributet e tij në revista si National Geographic etj.
Kjo është njëra nga fotot e tij të njohura që paraqet peshkatarët në Weligama – Sri Lanka, 1995./ ObserverKult
Lexo edhe:
FOTO E RRALLË E MUZIKANTËVE SHQIPTARË TË KOSOVËS TË VITEVE ’30-TA
Një punë kërkimore me vlerë për etnologjinë shqiptare, mbi interpretuesit dhe muzikantët shqiptarë të Kosovës, realizuar në fillim të shekullit nga etnologu i njohur slloven Matija Murko, i cili, shëtiti këtë pjesë të trojeve shqiptare në vitet ’30-të, të shekullit të kaluar, është publikuar kohë më parë.
Përmes fotografive, ai ka dokumentuar grupimet artistike, interpretuesit, këngetarët e asaj kohe, etj. Matija Murko konsiderohet si një ndër studiuesit më të mëdhenj sllovenë të shekullit të kaluar.
Në vitet ’30, Murko, së bashku me gruan e tij shëtisin pothuajse të gjithë ish-Jugosllavinë e dikurshme. Si studiues i eposit, këngës, traditës dhe etnologjisë ai vizitoi edhe Kosovën, duke dokumentuar përmes fotografive, personat që njiheshin për interpretimet e këngëve epike, por edhe ansambleve të para të Kosovës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU