Duke folur për shmbjen e teatrit, Mark Marku ka vijuar sulmin ndaj aktorit të madh Robert Ndrenika. Edhe pse është përpjekur të sqarojë deklaratën e tij të më parshme, Marku sërish nuk i ka kursyer fjalët fyese në adresë të Ndrenikës.
Në një intervistë, ai thotë se nuk e ka quajtur “leckë” por “e kanë bërë leckë figurën e tij në prag të pleqërisë”. Ndërkohë ai thotë që pëlqen Robert De Niron. Deklarata e Markut është kritikuar masivisht nga qytetarë dhe figura të shumta publike.
Mark Marku: Mashtrojnë. Nuk e kam sharë Robert Ndrenikën fare. Është aktor që e vlerësoj dhe e di që e vlerëson dhe publiku. Është nga aktorët më të mirë që kemi pasur ne. Kam thënë për të kuptuar thelbin e qeverisë shikoni sesi po e trajton Robert Ndrenikën, sesi po e bën leckë në sytë e publikut duke i futur emrin te listat e atyre që mbështesin shembjen e Teatrit, gjë që më pas vetë Robert Ndrenika e ka mohuar. Pra mënyra sesi po e trajton qeveria Robert Ndrenikën, duke tentuar ta trajtojë si leckë. Së dyti kam thënë që një aktor që kërkon shembjen e Teatrit Kombëtar çfarë aktori mund të jetë ky? Nuk kam vënë në diskutim statusin profesional të tyre. Për disa prej tyre nuk kam fare respekt por kjo nuk përcakton vlerat e tyre, është thjesht pjesë e shijes sime. Unë pëlqej Robert De Niron dhe nuk pëlqej një aktor tjetër por kjo nuk do të thotë se është aktor i mirë apo i keq sepse shijet tona nuk përcaktojnë vlerat e të tjerëve.
Analisti thotë se ka të vështirë të kutojë sesi një aktor i të tilla përmasave kërkon të prishet skena ku ka luajtur vetë.
Mark Marku: Arsyet e tij nuk i di por nuk e kuptoj pse? Si një aktor i tillë që ka dhënë jetën aty kërkon të prishet skena ku ka luajtur vetë? Edhe nga pikëpamja emocionale unë nuk e kuptoj. Mund të jesh artist i mirë por mund të mos kesh disa koncepte elementare, por unë po them që një aktor që ka luajtur në atë skenë kërkon shembjen e asaj skene do të thotë që ai edhe emocionalisht nuk ka lidhje me profesionin e vetë.